Pak ditë më parë Sergio Kun Aguero deklaroi në një konferencë të organizuar në Camp Nou, pensionimin e tij për arsye të problemeve me zemrën.
Aguero ka shkruar historinë me klubin anglez pasi është bërë golashënuesi më i mirë i historisë së Manchester City. Më pas ai kaloi te Barcelona duke luajtur pak ndeshje dhe duke u tërhequr ng futbolli.
Manchester City nuk e harron sulmuesin argjentinas. Sipas “Ole”, City i ka ofruar Agueros rolin e ambasadorit të klubit për të promovuar atë në të gjithë botën. Gjithashtu thuhet se disa televizione i kanë ofruar rolin e komentatorit por Aguero nuk është i interesuar./ h.ll/abcnews.al