Manchester City, Guardiola: Nuk jemi ende duke festuar, duhet të fitojmë deri në fund

schedule10:32 - 15 Maj, 2024

schedule 10:32 - 15 Maj, 2024

Manchester City u ngjit sërish në krye të Premier League pas fitores 2-0 në fushën e Tottenham.

Një ndeshje e vështirë dhe një fitore e vuajtur për “citizens”, që në fundin e sfidës rrezikuan të pësonin golin e barazimit, para se Haaland të shënonte në shtesë golin e dytë.

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, duke folur për këtë sfidë tha: “Nuk po festojmë ende asgjë. Sigurisht jam më i lehtësuar për fitoren sepse donim të arrinim në ndeshjen e fundit në krye. Ne e dimë se kemi ende edhe një punë për të bërë, ndaj u kërkojmë tifozëve të na mbështesin.

Në këto lloj ndeshjesh, emocionet janë aty dhe nuk mund të bësh gjithmonë më të mirën. Kjo varet nga intensiteti dhe cilësia që sjell kundërshtari në lojë. Tottenham po luante për t’u kualifikuar në Champions League. Ata janë një ekip i jashtëzakonshëm, fizik, intensiv, i menaxhuar mirë, i mirë me dhe pa top”, tha Guardiola.

“E dinim se do të ishte e vështirë, por në momentet e këqija ne ishim atje dhe portierët tanë e bëjnë punën. Në fund, në momentin e duhur i ndëshkojmë. Pritja vendimtare e Ortega ndaj Son? Ai e ka bërë këtë që kur mbërriti. Ne pamë nivelin e portierit. Ai bën pritje të jashtëzakonshme dhe e bën kaq shumë herë”, tha trajneri i Cityt.

Duke folur për sfidën e fundit ndaj West Ham, trajneri spanjoll tha: “Tani janë Kudus, Antonio, Bowen, Ward-Prowse dhe Soucek ata ndaj të cilëve do të luajmë. Çdo gjë mund të ndodhë. Ne duhet të përgatitemi mirë, të fokusohemi dhe të provojmë përsëri të fitojmë”./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!