Mançester Siti u ngjit përsëri në krye të renditjes së Premier Ligës angleze pas një fitoreje tepër të vështirë në fushën e Bërnlit. Të besuarit e trajnerit Pep Guardiola arritën një sukses minimal 1-0, falë golit të sulmuesit Kun Aguero në pjesën e dytë.
Edhe në këtë rast, u desh ndihma e teknologjisë për të përcaktuar që topi e kishte kaluar plotësisht vijën fatale. Siti e meritoi fitoren pasi luajti gjatë gjithë kohës në sulm, në kërkim të golit të avantazhit, por skuadra vendase u tregua e organizuar dhe u mbrojt mirë.
Gjithsesi, këmbëngulja siguroi një sukses shumë të rëndësishëm që I dha skuadrës së Guardiolës vendin e parë në klasifikim me 92 pikë, ndaj 91 që ka Liverpuli. Kur duhen edhe dy javë deri në përfundim të Premier Ligës, Siti është favorit për të mbrojtur titullin e fituar vjet, ndonëse nuk mund të shmangen të papriturat që mund të ndodhin.abcnews.al