Shqipëria ka arritur në kuotën e 256.810 vaksinimeve në total që nga fillimi i vaksinimeve të para në vendin tonë.
Vetëm gjatë ditës së stome janë kryer 6.134 vaksinime anti-COVID. Shifrat janë bërë publike nga Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ku më herët ka njoftuar se duke nisur nga dita e hënë do të ulet fasha në +60 vjeç, ndërkohë që nesër fillon dhe shpërndarja e 100 mijë vaksinave të Sinovac.
Kujtojmë se objektivi i qeverisë është që brenda muajit maj të jenë vaksinuar 500 mijë qytetarë. E.L/abcnews.al/