Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Manastirliu vijon fushatën/ Kandidatja e PS bashkëbisedim me mësues

schedule23:16 - 20 Tetor, 2025

schedule 23:16 - 20 Tetor, 2025

Ogerta Manastirliu, kandidatja e Partisë Socialiste, ka vijuar turin e takimeve për zgjedhjet e parakohshme në kryeqytet. Gjatë një bashkëbisedimi me mësues, Manastirliu, nënvizoi forcimin e bashkëpunimit mes bashkisë, familjes dhe shkollës.

“Shkolla është qendra më e rëndësishme e një komuniteti. Klasa është vendi më i rëndësishëm i shkollës. Aty formohen brezat e ardhshëm. Aty sigurohet, që dija, jo vetëm përçohet, por edhe përthithet, ashtu sikurse aty ne garantojmë që do të kemi qytetarë të mirë, breza të rinj të formuar dhe një vend të zhvilluar.”,u shpreh ajo, teksa premtoi se bashkia do të punojë fort që marrëdhënia shkollë, familje, bashki të kthehet në një instrument proaktiv për zhvillimin e komunitetit

Manastirliu tha se çdo projekt qe do të iniciojë bashkia do e këtë fokus tek komuniteti, ndërsa në kryeqytet do të ketë më shumë hapësira për t’u shërbyer qytetarëve.  Me herët Manastirliu, ka zhvilluar takimi edhe me pedagogë dhe gra e vajza sipërmarrësve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!