Manastirliu: Vaksinim paralel kundër Gripit dhe Covi19, fishat e diabetit falas për të moshuarit mbi 65 vjeç

schedule11:39 - 10 Janar, 2023

schedule 11:39 - 10 Janar, 2023

 

Gjatë konferencës për media për arritjet e vitit 2022 dhe projektet e vitit 2023, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu u shpreh se do të fuqizohen programet e shëndetit publik.

Programi kombëtar i vaksinimit anticovid po kombinohet me vaksinimin kundër gripit në të gjitha qendrat shëndetësore në vend. Mbi 1.3 milion qytetarë janë vaksinuar deri tani me dozën e parë të vaksinës antiCovid; mbi 1.2 milion kanë marrë dozën e dytë; mbi 350 mijë qytetarë janë vaksinuar me dozën e tretë dhe mbi 45 mijë qytetarë me dozën e katërt. Sa i takon vaksinës së gripit janë vaksinuar më shumë se 200 mijë qytetarë këtë vit”, tha Manastirliu.

Duke folur për programin kombëtar të vaksinimit, Ministrja e Shëndetësisë tha se u përfshi për herë të parë vaksina kundër HPV.

Ministrja Manastirliu foli dhe për fuqizimin e kapaciteteve të ISHP dhe strukturave të terrenit, për sistemin e survejancës aktive për kontrollin e Covid 19, të sëmundjeve infektive dhe gripit stinor si dhe rritjes me 40% të kapaciteteve në aparatura për analizat laboratorik.

Po ashtu ministrja njoftoi se qeveria ka vendosur zgjerimin e fashës përfituese dhe nëse deri tani kjo kategori përfshinte fëmijët dhe të rinjtë deri 25 vjeç, gjatë 2023 edhe pensionistët +65 vjeç, nga ku do të përfitojnë mbi 50 mijë pensionistë.

Ministrja Manastirliu tha se këtë vit rritet financimi me 4 milion dollarë për Listën e Barnave të Rimbursueshme për trajtimin e sëmundjeve kronike, duke e çuar në 11.4 miliard lekë.

Fishat e diabetit do të përfitohen falas edhe për grupmoshën mbi 65 vjeç duke filluar nga ky vit”, u shpreh Manastirliu./abcnews.al