Manastirliu tregon fytyrat e mjekëve të “Shefqet Ndroqit” që luftuan dy muaj me koronavirusin

schedule22:49 - 18 Maj, 2020

schedule 22:49 - 18 Maj, 2020

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka treguar fytyrat e mjekëve të spitalit “Shefqet Ndroqi” i cili nga sot nuk është më spital Covid.

Manastirliu thotë se , i gjithë stafi i këtij spitali përballoi me sukses situatën e koronavirusit, ndërsa shpreh mirënjohje për punën e tyre.

“Me guxim, sakrificë e profesionalizëm, mjekët, infermierët, i gjithë stafi i spitalit universitar “Shefqet Ndroqi”, përballoi me sukses situatën e shkaktuar nga Covid 19 dhe nga sot rikthehet në normalitet.

 Mirënjohje të gjithë stafit mjekësor për punën dhe përkushtimin! Ndërsa beteja e përditshme vijon në spitalin Infektiv, ku po trajtohen pacientët e prekur nga koronavirusi”, shkruan Manastirliu./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!