“Pakti për Universitetin” sipas ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu nuk ka mbetur në letër pasi studentët ekselentë kanë nisur të punësohen në administratë. Manastirliu priti në një takim 23 të punësuar në strukturat e ministrisë që ajo drejton, përmes platformës “Pune të Mbarë”.
“Më të mirët janë ata që sjellin dhe ndryshime”, u tha ministrja e Shëndetësisë të punësuarve të rinj prej të cilëve kërkoi gjithashtu të kontribuojnë për të përmirësuar sektorin shëndetësor. 23 studentë ekselentë kanë një kontratë 1-vjeçare me institucionin që kanë përzgjedhur. Pas një viti mund të konkurrojnë për t’u bërë pjesë e shërbimit civil sipas rregullave që përcakton ligji për shërbimin civil./abcnews.al