Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka dhënë detaje nga procesi i vaksinimit masiv që nisi mëngjesin e sot në të gjithë vendin.
Nga sheshi “Skënderbej”, ministrja tha se kanë kaluar objektivin e vendosur, duke vaksinuar gjatë ditës së sotme 11 487 persona.
“Në jemi në përfundim të ditës së parë të vaksiminit maisv. Në të gjithë procesin e zhvilluar rregullisht është kryer një proces i rregullt. Në të gjithë Shqipërinë ka vijuar vaksinimi. Sot jo vetëm që e kemi arritur targetin që kemi vendosur 10 mijë vaksinime por e kemi superuar atë. Kemi arritur në 11 487 të vaksinuar. Në total kemi kryer mbi 78 mijë vaksinime. Kjo është bërë falë përpjekjes së madhe që është bërë për të siguruar vaksinën, por edhe të stafeve mjekësore.
Do të vijojmë me intensifikimin e procesit të vaksinimit. Do të vijojmë me vaksinimet e mësueve por edhe atë masiv të grupmoshës mbi 70 vjeç. Do të vijojmë të kemi një mbështetje nga mjekët dhe infermierët e FA,” tha ministrja. g.v/abcnews.al