Manastirliu publikon masat: Lehtësimi përfshin 4 faza, si do të bëhet rihapja pas koronavirusit

schedule14:53 - 22 Prill, 2020

schedule 14:53 - 22 Prill, 2020

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu prezanton planin e masave për hapjen graduale për ekonominë dhe protokollet e detyrueshme për tu zbatuar.

Manastirliu bën me dije se bizneset kanë detyrim ligjor dhe moral për zbatimin strikt të masave, ndërsa theksoi se në rast se do të ketë shkelje do të ketë edhe ndëshkime.

Ndër të tjera ministrja është shprehur se masat lehtësuese do të vendosen në një afat kohor prej 2 javësh mbi bazën e tre kritereve kryesore që janë numri i rasteve të reja, numri i të shtruarve në spital dhe rasteve në terapi intesive.

Manastirliu propozoi lehtësim gradual i masave shtrënguese në kuadër të Covid 19:

  • Fillimisht hapen aktivitetet me më shumë efekt ekonomik dhe më pak tek virusi, me protokolle strikte.
  • Me lehtësimin e kujdesshëm të masave po rrisim dhe kapacitetet spitalore nëse do të përballemi me rritje të të sëmurëve me simptoma.
  • Nga java e ardhshme do të mund të rrisim fashën orare nga 90 minuta në 2 orë e 30 minuta për këmbësorët.
  • Do të lehtësojmë masat për një kategori biznesesh
  • Transporti taksi nga qyteti-në qytet me vetëm një person dot jetë një tjetër lehtësi që planifikohet të bëhet në vazhdim.

“Kemi përballuar 6 javë të vështira në luftë me covid-19. Masat u  morën në kohën e duhur dhe rezultati i derimësotëm tregon se masat kanë qenë efektive. Sic shihet vijojmë të kemi një qëndrueshmëri të zbulimit të rasteve pozitive që tregon se infeksioni është aktiv.

Ne na rezulton që të kemi më shumë se 100 vatra infeksioni aktive në të gjithë vendin. Prej disa ditësh po përballemi me situatën e pacientëve që janë në gjendje të rënduar shëndetësore.

Komiteti teknik i ekspertëve ka hartuar planin tranzitor të lehtësimit gradual të masave në të gjithë qarqet e vendit. Ky plan bazohet në vlerësimin epidemiologjik në kapacitetet spitalore dhe në burimet e kontrollit të situatës.

Paketa e masave të lehtësimit përcakton disa parime bazë. Hapja do jetë graduale, minimum 2 javor për lehtësimin e masave.

Nga faza 1 në 2 do të mësohet për rastet ditore, numrin e qytetarëve dhe rastet që trajtohen në terapi intensive.

Fillimisht hapen aktivitetet me më shumë efekt ekonomik dhe më pak tek virusi.

Do hapen me protokolle strikte. Flasim për tre risqe, të ulët, të mesëm, të lartë.

Paralelisht rihapja e aktiviteteve do të shoqërohet me lëvizjen të paktën 2 muaj nga momenti i hapjes.

Me lehtësimin e kujdesshëm të masave po rrisim dhe kapacitetet spitalore nëse do të përballemi me rritje të të sëmurëve me simptoma.

Lehtësimi përfshin 4 faza.

Sipas OBSH. Po ngrihet dhe Task- Forca ndërinsticuionale.

Në këtë luftë kërkohet bashkëpunim me biznesin që kanë përgjegjësi morale dhe ligjore. Çdo biznes duhet të zbatojë me përpikmëri masat e kushteve, higjienën, distancimin fizik.

Çdo biznes duhet të marrë protokollin përkatës.

Në këtë luftë kërkohet bashkëpunim maksimal me biznesin.

Bizneset që nuk do të plotësojnë këto protokolle do të penalizohen sipas legjislacionit në fuqi.

Për bizneset ku përhapja e virusit është me risk të lartë do të vendosen monitorues nga ministria e shëndetësisë, specialistë të shëndetit publik apo infermierë të cilët po trajnohen enkas për zbatimin e protokolleve mbrojtës në punë.

Hapja graduale dhe me faza duhet të konsiderohet si një rrugë drejt normalizimit brenda fazës së emergjencës dhe jo si një rrugë drejt normalizimit të shpejtë.

Do të duhet të vijojmë distancimin social, do të vijojë sakrificën për ti shërbyer të moshuarve pa i takuar sepse ata do të vijojnë qëndrimin në karantinë edhe pas këtyre fazave.

Nëse zbatojmë ato çfarë thamë, nga java e ardhshme ne do të mund të rrisim fashën orare nga 90 minuta në 2 orë e 30 minuta për këmbësorët.

Do të lehtësojmë masat për një kategori biznesesh, që nga bizneset e tregtimit të veshjeve, tekstileve, mobiljeve, ndriçimit, pajisjeve elektronike, dyqaneve të luleve dhe një seri tjetër të kategorizuar të bizneseve për të lehtësuar ekonominë familjare dhe për të rihapur këto aktivitete sipas protokolleve strikte të cilat janë përcaktuar.

Transporti taksi nga qyteti-në qytet me vetëm një person dot jetë një tjetër lehtësi që planifikohet të bëhet në vazhdim.

Vlerësimi i çdo  mase lehtësuese do të analizohet në dinamikë çdo ditë referuar dhe periudhës së inkubacionit  dhe koeficientit të transmetimit.

Në rast se nuk do të kemi tregues të qëndrueshëm të situatës epidemike, plani i miratuar  nga komiteti teknik ka parashikuar gjithashtu edhe rikthim t masave shtrënguese.

Në rast se situata vazhdon të jetë e qëndrueshme pas analizave të përdyjavshme atëherë në fillim të muajit maj mund të zgjerojmë fashën e lëvizjes së makinave brenda një bashkie me fasha orare edhe për ata që duan të shkojnë në pazar si dhe do të lehtësohet më tej lëvizja e qytetarëve brenda qyteteve.

Plani i rihapjes do të jetë në dinamik dhe do të vlerësohet nga komiteti i ekspertëve“, deklaroi Manastirliu./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!