Manastirliu publikon foton e vaksinatores: Prej 20 vitesh me shërbim në Kukës

schedule16:20 - 4 Qershor, 2021

schedule 16:20 - 4 Qershor, 2021

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka publikuar foton e Alma Gurit e cila prej 20 vitesh është me shërbim në spitalin e Kukësit.

Ministrja shprehet se Guri është një prej vaksinatoreve model që po çojnë përpara programin kombëtar të vaksinimit masiv.

“Alma Guri prej 20 vitesh në shërbim në Kukës është një prej vaksinatoreve tona model, që po çojnë përpara me shumë korrektesë e profesionalizëm programin kombëtar të vaksinimit masiv, me të njëjtin kujdes dhe siguri, nga qendrat shëndetësore më të largëta, në qendrat e vaksinimit masiv në çdo qytet”, shkruan Manastirliu. /mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!