Manastirliu publikon foton e pacientit nga “Infektivi”: Infermier Korabi po shërben, ta ndihmojmë!

schedule20:18 - 7 Korrik, 2020

schedule 20:18 - 7 Korrik, 2020

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka publikuar sot pamje nga brenda spitalit Infektiv.

Në një foto të publikuar në mediat sociale, Manastirliu shkruan se pacientët janë shtuar në spital dhe kanë simptoma të shtuara.

Në foton  e publikuar nga Manasitrliu shihet pacienti i shtrirë përmbys teksa infermieri i mat oksigjenin.

Ministrja u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të ndihmojnë mjekët, të nxitet ndjenja e përgjegjshmërisë për çdo qytetar dhe të respektohen masat sa më shumë, që të mundësohet ndërprerja e zinxhirit të përhapjes së COVID-19.

“?SPITALI INFEKTIV Infermier Korabi është aktualisht në shërbim, duke u kujdesur për pacientët e shtruar në spital, me simptoma të rënduara, si pasojë e virusit të rrezikshëm COVID19. #Krenare për punën e palodhur e stafit të spitalit #COVID1, që prej ditës së parë të epidemisë!

T’i ndihmojmë, duke nxitur ndjenjën e përgjegjësisë tek çdo qytetar, për respektimin e disa masave të thjeshta, efikase për të frenuar përhapjen e COVID19?? ↔️Ruaj distancën nga të tjerët ?Vendose maskën ?Kujdesu për higjienën personale dhe kolektive #BASHKË kundër #COVID19”, shkruan ministrja.

 

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!