Manastirliu: Pagesa të diferencuara për fëmijët autikë

schedule15:48 - 2 Prill, 2019

schedule 15:48 - 2 Prill, 2019

Pagesa të diferencuara dhe më shumë shërbime për fëmijët autikë, ka premtuar ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu. Në ditën botërore të autizmit, ministrja vizitoi qendrën e zhvillimit “Pëllumbat” në Tiranë.

Pagesat e Kempit për fëmijët me çrregullime të spektrit autik do të diferencohen në bazë të shkallës së dëmtimit mjekësor dhe moshës. Këtë e bëri të ditur ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, në ditën botërore të autizimit.

“Është një reformë që do na japë mundësi më shumë, të mbështesim më shumë në cash ato kategori, të cilat janë me problematika të theksuar duke bërë një diferencim në ato kategori të cilat janë në problematika më të lehta dhe që mund të trajtohen përveç ndihmës në cash edhe me shërbime sociale”, tha ajo.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale premtoi gjithashtu shtim të shërbimeve në territor me Fondin Social që vihen ne dispozicion të çdo bashkie. Aktualisht fëmijët me çrregullime të spektrit autik në Shqipëri trajtohen në 6 qendra rezidenciale dhe 2 qendrat ditore publike./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!