Manastirliu: Nga dita e hënë fillon lëvizja ndërqytetase, kushtet për lëvizjen me taksi

schedule18:56 - 30 Prill, 2020

schedule 18:56 - 30 Prill, 2020

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, ka bërë të ditur strategjinë e ri-hapjes graduale për javën në vijim. Manastirliu tha se duke filluar nga data 4 maj do të lejohen dy pasagjerë familjarë në shërbimin taksi ndërqytetas.

Lexo edhe: Manastirliu njofton lehtësim të masave: Bashkitë që do të përfshihen si zona të gjelbërta

“Nga data 4 maj do të lejohet shërbimi taksi, në të gjithë territorin, duke zbatuar protokollin e sigurisë me deri në dy pasagjerë, anëtarë të të njëjtës familje për udhëtimet ndërqytetase”, tha Manastirliu.

Më tej ministrja Manastirliu bëri të ditur se se vetëkarantinimi i personave që vijë nga jashtë dhe që jetojnë në zonat e kuqe do të vijojë dhe do të ketë një minitorim tē rreptë nga ana e sturkturave më qëllim zbatimin e masave.

Lexo edhe: Manastirliu jep lajmin e mirë për baret dhe restorantet: Si do të veprohet me hapjen e tyre

“Duke filluar nga data 4 Maj, personat që do të riatdhesohen dhe që janë me banim ne zonat e kuqe do të vetekarantinohen në banesë me kushte strikte dhe nën monitorim të rreptë. Ndërsa të riatdhesuarit që banojnë në zonat jeshile do të vijojnë karantinën në strukturat akomoduese të percaktuara”, sqaroi Manastirliu.

Manastirliu ritheksoi se nëse gjatë ketyre dy javëve do të vihet re, që kushtet dhe situata do të pesojë ndryshime, për shkak të rihapjes, do të duhet të ri-kthehemi ne situatën e mbylljes së detyrueshme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!