Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka vizituar shtëpinë e të Moshuarve në Tiranë në ditën ndërkombëtare të tyre.
Ajo ka publikuar një foto në rrjetet sociale ku shkruan se nuk ka më bukur se të nisësh ditën me gjyshet dhe gjyshërit ndërsa falenderon stafet që kujdesen për shëndetin dhe mirëqenien e tyre.
“Nuk ka më bukur se të nisësh ditën me gjyshet dhe gjyshërit e Shtëpisë së të Moshuarve në Tiranë, në ditën e tyre të veçantë. Faleminderit stafeve tona që kujdesen çdo ditë për shëndetin dhe mirëqënien e tyre”, shkruan Manastirliu./mv. abcnews.al