Manastirliu në Maternitetin “Koço Gliozheni”: Për herë të parë në spitalet publike mundësojmë riprodhimin e asistuar, investimi përfundon brenda këtij viti

schedule14:18 - 19 Maj, 2023

schedule 14:18 - 19 Maj, 2023

Tiranë 19 Maj- Në Maternitetin “Koço Gliozheni” për herë të parë në Shqipëri po krijohen kushtet me cilësi dhe infrastrukturë optimale për të realizuar procedurën e riprodhimit invitro falas. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ka inspektuar investimin më të ri në Maternitetin “Koço Gliozheni”, ku po realizohet Qendrën e Riprodhimit të Asistuar, e para në strukturat e shëndetit publik në Shqipëri.

“Programi i riprodhimit in-vitro është i parashikuar në buxhetin e shtetit të vitit 2023 për të ofruar cilësi dhe kushte optimale për ata pacientë, të cilët do të bëhen prindër falë procedurës së riprodhimit të asistuar. Materniteti “Koço Gliozheni” është një prej sturkturave tona që do ta realizojë i pari këtë program. Një program, i cili më pas do të shtrihet dhe në Maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, po sigurisht na nevojitet që jo vetëm të kemi infrastrukturën dhe pajisjet e nevojshme, por të kemi edhe stafin, i cili kërkon një specializim dhe kërkon një trajnim dhe edukim në vazhdim përsa i përket këtyre teknikave, të cilat ne duam që t’i realizojmë në Maternitetin “Koço Gliozheni” dhe më pas të vijojmë dhe në Maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”- tha Ministrja Manastirliu.

Riprodhimi i asistuar do të gatantohet falas, sipas një projeksioni duke filluar nga 100 raste në vit.

“Jemi të fokusuar për të rritur tanimë edhe stafin, ndërkohë që kemi shtuar stafin me dy biologë. Kemi mundësi të vazhdojmë trajnimin dhe përsa i përket obstetër-gjinekologve dhe anesezistëve edhe infermierët që do të punojnë gjithashtu në këtë qendër dhe do të kemi mundësinë që të fillojmë me 100 raste në vitin e parë dhe më pas të rrisim edhe numrin e rasteve, ashtu sikurse ne duam dhe e kemi të projektuar. Ky do të jetë një investim, i cili do të vijojë sepse ne mbështetjen përsa i përket edhe terapive të cilat realizohen në vijim të kësaj procedure, do të financohen nga buxheti i shtetit.- tha ministrja Manastirliu.

Ministrja Ogerta Manastirliu në përfundim të fjalës përmendi programin e autonomisë spitalore për Maternitetin “ Koço Gliozheni”, kur tha se “jam besimplotë që edhe ky spital do të ecië me ritme më të shpejta edhe me autonominë menaxheriale, që më pas ‘ti hapim rrugën dhe autonomisë financiare të spitalit.

Pas investimit në bllokun operator në Maternitetin “Koço Gliozheni” po vijon puna për rikonstruksionin e qendrës së pranimit, spitalin ditor dhe investimi në Qendrën e Riprodhimit të Asistuar, qendra e parë në spitalet publike. Kjo qendër do te jetë e organizuar me: 2 biologe, 2 obstetër-gjinekologë të dedikuar, 2 infermiere, 2 anestezistë. Investim për qendrën e riprodhimit të asistuar në maternitetin “Koço Gliozheni” pritet të përfundojë brenda shtatorit të këtij viti.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!