Manastirliu në Ksamil: Fokusi tek vaksinimi, testimi i shpejtë bëhet dhe te qendrat verore

schedule10:38 - 7 Gusht, 2021

schedule 10:38 - 7 Gusht, 2021

Ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastirliu këtë të shtunë ka inspektuar nga afër Qendrën Shëndetësore verore Ksamil, me shërbim 24 orë, për t’i ardhur në ndihmë pushuesve për çdo emergjencë shëndetësore.

Manastirliu në fjalën e saj ka bërë me dije se janë 29 qendra verore në të gjithë vendin që janë në shërbim të turstëve dhe të qytetarëve.

Ndër të tjera ajo bën me dije se fokusi kryesor është vaksinimi i qytetarëve.

Janë 29 qendra shëndetësore verore që funksionojnë në të gjithë vendin. Vetëm në Sarandë janë tre qendra, në Borsh, Ksamil 1 dhe Ksamil 2 që ofrojnë shërbim për 24 orë, në shërbim të turistëve të huaj dhe vendas. Këto qendra shmangin flukset në spital. Në këto qendra shëndetësore kemi vendosur që pjesë të jetë edhe testimi për Covid 19 në të gjithë struktura tona të epidemiologjisë në mënyrë që të kapen sa më shpejt rastet. Ne vijojmë me programin e vaksinimit. Jemi në muajin gusht dhe vaksinimi + 18 vjeç do të jetë në fokus të punës sonë”, ka thënë Manastirliu.e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!