Manastirliu në Abc News: Pse nuk u bëhet tamponi të gjithë atyre që paraqiten në spital

schedule20:50 - 9 Korrik, 2020

schedule 20:50 - 9 Korrik, 2020

Duke folur për situatën aktuale të krizës së koronavirusit në vend, Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tregoi në “Mbrëmje në Abc” se nuk testohen për koronavirusin të gjithë personat që shfaqen në qendrat shëndetësore si të dyshuar.

Manastirliu deklaroi se ka disa teori që po shqyrtohen ndërsa shtoi se do merren parasysh ato që bëjnë sens dhe që nuk “riskojnë pjesën tjetër të shërbimit.

Lexo edhe: “Teste sierologjike masive të popullatës?” Manastirliu: ISHP së shpejti një kampion me 1500 testime

“Ka disa teori, po i shqyrtojmë të gjitha mundësitë, kur bëjnë sens dhe kur nuk riskojnë pjesën tjetër të shërbimit. Sepse mund të jetë lehtësuese bërja e tamponit për  të gjithëve që vijnë në spital, por kjo mund të ulte vigjilencen e stafeve mjekësore. Po çfarë bëjmë ne: në rastet kur ka një pacient të caktuar të rastit të dyshuar, vendoset direkt për tampon dhe izolim,” shpjegoi ajo.

Po ashtu, Manastirliu shpjegoi se edhe analiza molekulare ka një fals pozitvitet dhe negativitet.

“Padyshim që duhet të jemi të fokusar për të zbatuar protokollet, por s’duhet të harrojmë që çdo sëmundje infektive është i rrezik. Studimet kanë treguar se në spitale kur zbatohen protokollet e mbrojtëse për mjekët, risku për marrjen e infeksionit është shumë i ulet,” shpjegoi më tej ministrja.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!