Manastirliu apel qytetarëve: Mos harroni maskën kur dilni nga shtëpia! Mbroni veten e të tjerët

schedule09:36 - 15 Tetor, 2020

schedule 09:36 - 15 Tetor, 2020

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka kujtuar qytetarët që të vendosin maskën para se të dalin nga shtëpia duke qenë se nga sot hyn në fuqi vendimi i qeverisë për ta mbajtur atë edhe në ambiente të hapura. Manastirliu thotë se nga kjo përballje duhet të dalim me sa më pak humbje duke dhënë një shembull solidariteti.

“Mos e harroni maskën kur dilni nga shtëpia! Me qëllim që në këtë përballje të vështirë me Covid-19 të dalim me sa më pak humbje, të japim bashkërisht, edhe një herë, një shembull solidariteti, ashtu siç dimë të japim ne shqiptarët në kohë të vështira”, shkruan ministrja.

Ajo ka publikuar apelin e disa qytetarëve me profesione të ndryshme të cilët tregojnë arsyet se pse duhet mbajtur maska. Një mësuese dhe një mjeke shprehin se tashmë maska është bërë aksesor në përditshmërinë e tyre.

“Një maskë në kohë pandemie na mbron ne dhe fëmijët për të pasur një vit shkollor sa më të qetë; Ne si personel shëndetësor duhet të japim shembullin e mbajtjes së maskës;  I bëj thirrje gravë shtatzënë për të mbajtur maskën për të mbrojtur shëndetin e tyre dhe fëmijëve të tyre;

Asnjëherë nuk shërbej pa maskë. Më është bërë aksesor; Unë jam psikolog e klinike dhe në këtë periudhë maska është e domosdoshme; Unë e mbaj maskën se kështu mbroj klientët dhe maskën”, shprehen qytetarët.

Ndërsa një mesazh e kanë edhe të moshuarit për moshat e reja si dhe një fëmijë që nuk është i detyruar të mbajë maskën por e përdor atë për të mbrojtur të tjerët.

“Jo vetëm ne të moshuarit, por edhe të rinjtë duhet të mbajnë maskën; Unë nuk jam e detyruar që të mbaj maskën por unë e vë që të mos sëmuret nëna”, shprehen të moshuarit dhe fëmijët./mv. abcnews.al

https://www.facebook.com/OgertaManastirliu/videos/1178228525905274/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!