Manastirliu mesazh mësuesve: Roli juaj jo vetëm edukimi! Ruani shëndetin tuaj dhe të fëmijëve

schedule09:51 - 29 Shtator, 2020

schedule 09:51 - 29 Shtator, 2020

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka bërë një thirrje për të gjithë mësuesit për zbatimin e masave anti-covid.

Teksa e cilëson rolin e mësuesit të pazëvendësueshëm për edukimin e brezave, ajo kërkon prej tyre të mbajnë maskën, distancën dhe të kujdesen për fëmijët duke i kujtuar vazhdimisht zbatimin e rregullave.

“Roli juaj është i pazëvendësueshëm, jo vetëm për edukimin e brezave, por në këtë kohë të pazakontë, roli juaj është thelbësor për ruajtjen e shëndetit, për të kufizuar përhapjen e virusit të rrezikshëm në shkolla.

Gjatë gjithë qëndrimit në shkollë mbani maskën, kujdesuni të ruani distancën. Kujtoni vazhdimisht nxënësit për zbatimin e rregullave. Për çdo shqetësim komunikoni me koordinatorin e shëndetit në shkollë i cili sinjalizon strukturat shëndetësore. Zbato masat anti-covid. Kontribuo për shkolla të sigurta. Ruaj shëndetin”, thuhet në mesazh./mv. abcnews.al

https://www.facebook.com/OgertaManastirliu/videos/807354283428322

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!