Manastirliu: Më shumë se 200 mijë gjyshe dhe gjyshër janë sot më të mbrojtur nga Covid

schedule09:56 - 14 Prill, 2021

schedule 09:56 - 14 Prill, 2021

Vaksinimi kundër Covid vijon masivisht në të gjithë vendin tonë tashmë për grupmoshën mbi 60 vjeç.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu mëngjesin e kësaj të mërkure bën me dije se deri më tani janë vaksinuar në total më shumë se 200 mijë të moshuar.

Me lajmin e mirë se, më shumë se 200,000 gjyshe dhe gjyshër janë sot më të mbrojtur nga covid19 ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Manastriliu.

Në videon e postuar nga ministrja në Facebook, shihen disa të moshuarve të vaksinuar, të cilët shprehen të kënaqur që kanë bërë vaksinën, pasi tashmë ndjehen më të mbrojtur, duke theksuar se nuk i ka shkaktuar asnjë efekt anësor, ndërsa falënderojnë qeverinë.

Ndërkohë një ditë më parë në vend ka filluar edhe vaksinimi i dializantëve dhe të personave që kanë kryer transplante, pranë qendrave të dializës në të gjithë vendin.

Deri më tani, në vend janë kryer 281.216 vaksinime, ku vetëm dje u vaksinuan 13.685 persona.e.su./abcnews.al