Manastirliu: Mbi 200 mijë qytetarë kanë marrë të dyja dozat e vaksinës antiCOVID

schedule10:20 - 15 Maj, 2021

schedule 10:20 - 15 Maj, 2021

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ka bërë me dije se mbi 200 mijë qytetarë kanë marrë të dyja dozat e vaksinës antiCOVID.

Nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale Manastirliu bën me dije se vaksinimi masiv po vijon me ritme të larta.

“Më shumë se 200 mijë qytetarë i kanë kryer të dy dozat e vaksinës dhe janë sot shumë më të mbrojtur nga covid19, teksa vijon me ritme të larta vaksinimi në të gjithë vendin ??
#ShqipëriaBuzëqesh”, shkruan Manastriliu.

Prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 653,330 doza të vaksinës ndaj COVID19. Vijon vaksinimi masiv me kalendar të kombinuar, për personat mbi 60 vjeç dhe punonjës të shërbimeve kritike.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!