Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka përsëritur apelin për mbajtjen e maskës mbrojtëse për parandalimin e koronavirusit.
Ajo ka listuar edhe disa këshilla të rekomanduara nga autoritetet shëndetësore për vendosjen e maskës dhe ruajtjes së higjienës së saj.
“Maska/barriera mbrojtëse prej tekstili ju mbron ju dhe njerëzit që keni pranë nga koronavirusi i rrezikshëm, nëse përdoret me kujdes”, shkruan Manastirliu.
Ja disa rregulla të rëndësishme
-Lani/dezinfektoni duart përpara vendosjes së maskës/barrierës mbrojtëse
-Barriera mbrojtëse duhet të mbulojë hundën dhe gojën tuaj
-Hiqeni me kujdes duke e mbajtur tek pjesa e veshëve
-Lajeni atë rregullisht/abcnews.al
https://www.facebook.com/OgertaManastirliu/photos/a.176090302847028/1034646206991429/?type=3&theater