Manastirliu: Kur nis rritja e pagave për bluzat e bardha

schedule14:49 - 22 Shkurt, 2022

schedule 14:49 - 22 Shkurt, 2022

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka inspektuar punimet që po kryhen për ndërtimin e Spitalit të Ri të Sëmundjeve të Brendshme në QSUT, ku deklaroi se investimi pritet të përfundojë brenda pak muajsh.

“Në Spitalin e ri të Sëmundjeve të Brendshme pamë se si kanë evoluar punimet në këtë spital dhe tashmë jemi afër fundit. Themi afër fundit sepse në gusht të këtij viti përfundon gjithë investimi i qeverisë shqiptare për një spital të ri të sëmundjeve të brendshme. Një premtim që po bëhet realitet dhe ku do të pritet që deri në fund të ketij viti, të ketë filluar puna në këtë spital. Risia në këtë spital është që do të kemi lidhje nëpërmjet urave me spitalin A1, pra me spitalin aktual ku është edhe reanimacioni qëndror ku është edhe spitali kirurgjikal. Gjithashtu do të kemi për herë të parë një spital ditor, i cili do të përbëhet prej 60 shtretërish”, tha Manastirliu.

Duke folur për mbështetjen e personelit shëndetësor, Manastirliu bëri me dije se duke filluar nga korriku pagat do të rriten me 6% për të gjithë personelin mjekësor.

“Mbështetja finaciare nga ana e qeverisë nuk do të mungojë, duke qenë se edhe në këtë vit, duke filluar nga korriku, pagat do të rriten me 6% për të gjithë personelin mjekësore e duke vijuar në vitet e tjera, ashtu sikurse ne e kemi premtuar në këtë mandat, paga do të rritet deri ne 40% për personelin mjekë, infermierë, nga ku do të përfitojnë rreth 18 mijë personel shëndetësor”, bëri me dije Manastirliu.

Gjatë inspektimit Manastirliu bëri me dije se do të vijojnë investimet në QSUT, siç është investimi për rehabilitimin e spitalit Infektiv.

“Do të vijojmë me investime të tjera në QSUT, sikurse është investimi që do të fillojmë së shpejti për rehabilitimin e Spitalit Infektiv për ta kthyer në një qendër të ekselencës për sëmundjet infektive. Shumë shpejt fillojmë dhe me rehabilitimin e spitalit të kardiokiurgjisë dhe gjithashtu edhe të spitalit të djegieve të plastikës, ku do të fillojmë njëherë me projektimin dhe më pas edhe me rehabilitimin e tij. Ndërkohë që do të vijojmë punën edhe për fazën e dytë të spitalit pediatrik”, bëri me dije Manastirliu. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!