Manastirliu: Këtë vit rehabilitojmë 80 qendra shëndetësore

schedule12:55 - 21 Prill, 2018

schedule 12:55 - 21 Prill, 2018

300 qendra shëndetësore parashikohet të rehabilitohen tërësisht, sipas ministres së Shëndetësisë, këtë mandat qeverisës. Ministrja Mansatirliu ishte në një qendër shëndetësore në Roskovec, investimi në të cilën është parashikuar të ndodhë këtë vit.

80 qendra shëndetësore në vend këtë vit do të ndryshojnë pamje. Premtimi vjen nga ministrja e Shëndeësise dhe Mirëqënies Sociale. Ministrja Manastirliu inspektoi punimet në qendrën e Roskovecit.

“Kemi nisur programin kombëtar të rehabilitimit të 300 qendrave shëndetësore në këtë mandat qeverisës, në mënyrë që shërbimi për qytetarët të jetë me të njëjtin standart nga veriu në jug. 80 qendrat e para në të gjithë vendin po rehabilitohen këtë vit”.

Kjo qendër shëndetësore iu shërben 37 mijë banorëve të zonës dhe shumë shpejt sipas ministres do të ofrojë shërbim 24 orë.
Ndërkohë mjekët janë trajnuar dhe pajisur me mjetet e nevojshme për të ofruar shërbimin e urgjencës, ku mund të nevojitet./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!