Manastirliu bën thirrje për dhurim gjaku: Bëhu hero për dikë që ka nevojë për ty

schedule17:59 - 14 Gusht, 2020

schedule 17:59 - 14 Gusht, 2020

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu bën apel për dhurim gjaku për personat me talasemi dhe qytetarët në nevojë.

Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Manastirliu zbulon se nga fillimi i vitit e deri më sot reth 17 000 dhurime gjaku, por shton se ka ende nevojë për dhurime vullnetare.

“Kjo është një kohë e pazakontë, e shenjuar veç vështirësive, edhe nga solidariteti për ata që kanë më shumë nevojë! Një akt i tillë human është dhurimi i gjakut 

Megjithë situatën e epidemisë në vend, nga fillimi i vitit deri sot janë kryer rreth 17 000 dhurime gjaku për personat me talasemi dhe qytetarët në nevojë.

Por ka ende nevojë për dhurime vullnetare, për të mos e ndërprerë zinxhirin e solidaritetit në këto ditë të vështira!

Bëhu hero për dikë që ka nevojë për ty! Dhuro gjak, shpëto jetë!”, shkruan Manastirliu./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!