Manastirliu: Askush nuk do të drejtojë qytetarët të blejnë barna jashtë spitalit

schedule15:53 - 5 Maj, 2018

schedule 15:53 - 5 Maj, 2018

Drejtorët e spitaleve do të mbajnë përgjegjësi nëse në spitale do të mungojnë barnat kryesore për pacientë. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqënies Sociale Ogerta Manastirliu deklaroi se lista e ilaçeve do të shpallet në çdo shërbim dhe askush nuk do të mund t’i drejtojë qytetaret në farmaci.

Furnizimi i spitaleve me barna është prioritare peër matjen e punës së drejtuesve të spitaleve. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale një ide më të qartë për secilin prej tyre do ta ketë që nga 15 maji

 “Askush nuk mund të drejtojë më pacientin apo familjarin, që të blejë ilaçe jashtë spitalit. Lista esenciale e barnave do të shpallet brenda datës 15 Maj në çdo pavion dhe shërbim urgjence dhe drejtorët e spitaleve do të jenë përgjegjës nëse do te ketë mungesa të këtyre barnave”.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu gjatë konferencës shkencore zhvilluar me rastin e 50 vjetorit të krijimit të spitalit rajonal të Lezhës deklaroi se këtë vit është arritur një marrëveshje që i jep fund barnave stok nëpër spitale dhe mbulon nevojat me ilaçet më të nevojshme.

“Ne financojmë sot rreth 35 milion euro për barnat dhe pajisjet mjekësore në spitalet tona. Dhe nëse një spital si Fieri apo Vlora i ka barnat, nuk ka arsye pse të mungojnë në Durrës apo diku tjetër. Pra është çështje menaxhimi”

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale lajmëroi hapjen e një kursi intensiv për menaxhim shëndetësor për 40 drejtuesit e spitaleve. /abcnews.al