Manastirliu apel pushuesve: Nëse dyshoni se jeni prekur nga COVID shkoni në këto qendra

schedule17:29 - 19 Qershor, 2021

schedule 17:29 - 19 Qershor, 2021

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu i ka bërë thirrje të gjithë turistëve në rast shfaqje të shenjave të COVID, të drejtohen në qendrat shëndtësore verore në zonat turistike bregdetare dhe malore.

Manastiriliu shprehet se në këto qendra ofrohet shërbimi 24 orë për çdo urgjencë mjekësore si testi i shpejtë falas për çdo rast të dyshuar si i prekur nga COVID-19.

“Në çdo qendër shëndetësore verore në zonat turistike bregdetare dhe malore, ofrohet shërbimi 24 orë për çdo urgjencë mjekësore si dhe testi i shpejtë falas, për çdo rast të dyshuar si i prekur nga COVID-19

Për çdo dyshim, drejtohuni pranë qendrës më të afërt shëndetësore. Bashkë, të kufizojmë përhapjen e koronavirusit, për një sezon turistik të sigurt”, shkruan ministrja. m.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!