Manastirliu-prindërve: Për sigurinë e fëmijëve, mos neglizhoni asnjë nga masat e COVID-19

schedule09:38 - 21 Shtator, 2020

schedule 09:38 - 21 Shtator, 2020

Situata e koronavirusit në vend vijon të jetë shqetësues.

Në raportimin e saj të fundit Ministria e Shëndetësisë njoftoi për rritje të rasteve me COVID-19, ndërsa i bën thirrje qytetarëve që të respektojnë masat në kuadër të parandalimit të përhapjes së koronavirusit.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu sjell në vëmendje edhe situatën në shkolla, ndërsa bën një apel ndërgjegjësues për kujdesin ndaj fëmijëve.

Në një video të publikuar në rrjetin social “Facebook” ministrja e Shëndetësisë, thekson se prindërit nuk duhet të neglizhojnë asnjë nga masat e vendosura.

“Të dashur prindër matni temperaturën e fëmijës çdo ditë, para se të shkojë në shkollë. Në rast se fëmija ka temperaturë ose rrufë/kollë, mos e dërgoni në shkollë dhe lidhuni me mjekun e familjes. Komunikoni me mësuesin kujdestar për gjendjen e fëmijës tuaj.

Kujdesuni që fëmijët të kenë me vete maskën/barrierën mbrojtëse. Shmangi grumbullimet para shkollave dhe mos qëndroni në grup me prindër të tjerë”, janë disa nga  këshillat për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

🎒📚 Në shkollë të #sigurt!Si prindër, duhet të marrim përgjegjësinë që na takon, për të mos neglizhuar asnjë nga këto…

Gepostet von Ogerta Manastirliu am Montag, 21. September 2020

/abcnews.al/