Manastirliu: 6 mijë gra dhe vajza në sektorin fason kanë marrë vaksinën anti-Covid

schedule19:10 - 10 Maj, 2021

schedule 19:10 - 10 Maj, 2021

6 mijë gra dhe vajza që punojnë në sektorin fason kanë marrë vaksinën anti-Covid.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka publikuar një  foto të një prej punonjësve të fasonerisë Gentiana, e cila ka marrë edhe vaksinën kundër Covid-19, ndërsa thekson se fushata e vaksinimit nuk do të ndalet.

“Gentiana është një prej 6000 grave dhe vajzave, që punojnë në sektorin fason dhe që janë vaksinuar falë planit tonë të vaksinimit masiv për mbrojtjen e shëndetit të popullatës nga Covid19”, shkruan Manastirliu në rrjetin social “Facebook” bashkangjitur fotos.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!