Manastirliu: 28 qendra shëndetësore dhe 18 ambulanca në dizpozicion të pushuesve

schedule13:20 - 21 Korrik, 2019

schedule 13:20 - 21 Korrik, 2019

Ministria e Shëndetësisë ka vënë në dispozicin të pushuesve 28 qendra shëndetësore verore si dhe 18 ambulanca. Në këto qendra 24 orëshe gjenden 52 loje barnash si dhe materiale të mjaftueshme mjekësore.

Gjatë këtij sezoni turistik, në dispozicion të pushuesve janë vënë 28 qendra shëndetësore verore që funksionojnë 24 orë si dhe 18 autambulanca. Nga Radhima, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu bëri të ditur masat e ndërmarra nga diksteri që ajo drejton, në mënyrë që pushuesit të kenë akses sa herë që të kenë nevojë.

“Kemi përmirësuar cilësinë e shërbimit shëndetësor në 28 qendrat shëndetësore verore që funksionojnë në të gjithë zonën turistike, me trajnimin e vazhdueshëm të ekipeve mjekësore dhe koordinimin e punës nga urgjenca kombëtare në territor”.

Ministrja Manastirliu theksoi se këto qendra shëndetësore janë të pajisura me 52 lloje barnash dhe 26 lloje materialesh mjekësore.

“Nuk mungojnë asnjë prej barnave dhe materialeve mjekësore të urgjencës, duke filluar nga antiviperat dhe antitetanikët, ndërsa furnizimi do të jetë i vazhdueshëm”.

Deri tani, mbi 19 mijë qytetarë kanë marrë shërbim në qendrat shëndetësore verore në të gjtihë vendin. /ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!