Manastirliu: 176 mijë gjyshe dhe gjyshër më të mbrojtur nga COVID, arrijmë 500 mijë vaksinime në maj

schedule09:00 - 10 Prill, 2021

schedule 09:00 - 10 Prill, 2021

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka njoftuar me anë të një statusi në rrjetet sociale se deri më tani në vendin tonë janë vaksinuar kundër COVID, më shumë se 176 mijë gjyshe dhe gjyshër.

Manastirliu shkruan se do të arrihet objektivi i vendosur për 500 mijë vaksinime brenda muajit maj.

“Mirëmëngjes, më shumë se 176,000 gjyshe dhe gjyshër janë sot më të mbrojtur nga #covid19, falë fushatës së vaksinimit masiv, që do ta vazhdojmë me ritme të larta, për të mbrojtur shëndetin dhe jetën e çdo qytetari

*250,676 vaksinime të kryera 500,000 të vaksinuar brenda muajit maj”, shkruan ministrja./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!