Manaj: Të japim 120% për të fituar, nuk falim ndaj Empolit

schedule12:58 - 14 Dhjetor, 2021

schedule 12:58 - 14 Dhjetor, 2021

Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Rey Manaj ishte titullarë për skuadrën e tij Spezian në sfidën e zhvilluar kundër Romës në Seria A, takim i cili u mbyll me fitoren e ekipit të Jose Mourinhos me shifrat 2-0.

Manaj pa t’i anulohej një gol nga sistemi VAR, duke iu hequr kështu mundësinë e golit të dytë në kampionatin italian.

Pas kësaj humbje, sulmuesi shqiptarë ka folur për “DAZN”, duke komentuar edhe ndeshjen kundër verdhekuqve.

“Mendoj se trajneri ka të drejtë. Të gjithë duhet të japim 120% për të bërë të mundur edhe fitoren. Në nivelin e lojës nuk ishim keq, patën disa raste në pjesën e dytë por që nuk i shfrytëzuam dot. Sidoqoftë nuk mund të luajmë një për 90 minuta me të njëjtin rendiment, por duhet të jemi të fokusuar në detaje dhe episode që mund t’i shfrytëzojmë në favorin tonë. Shpresoj ndaj Empolit të marrim 3 pikë”, është shprehur Manaj.

Gjithashtu sulmuesi i kombëtares nuk la pa përmendur edhe golin e tij të anuluar nga sistemi VAR.

“Sot patëm fatkeqësine e pozicionit jashtë loje. Gjëra që ndodhin në futboll. Falënderoj trajnerin për besimin dhe që po më ndihmon shumë”, përfundoi lojtari i Spezias.  /f.a/abcnews.al