Manaj rrezikon Kombëtaren, “legjionari” jashtë fushave për 3 javë

schedule13:16 - 15 Shtator, 2024

schedule 13:16 - 15 Shtator, 2024

Duhej të kishte qenë momenti i lehtësimit.

Rej Manaj më në fund e shënoi golin e parë të këtij sezoni në Superligën e Turqisë, por kënaqësia nuk zgjati shumë, pas pa kaluar shumë minuta nga shënimi i golit, ai pësoi një dëmtim dhe doli nga fusha.

Mediat turke raportuarnmenjëherë se problemi ishte serioz, dhe se duhej parë se për çfarë lëndimi ishte fjala, teksa deri më tani besohet se Manaj ka një këputje në muskujt e këmbës dhe shqetësimin e konfirmoi drejtori sportiv i Sivasspor, Bulent Uygun, i cili pohoi se se sulmuesi shqiptar do të jetë jashtë fushave 3 javë.

Në këtë rast, 27-vjeçari do të ishte në garë me kohën për të qenë gati për Kombëtaren, sepse ekipi përfaqësues luan në tetor dy ndeshjet e radhës në Ligën e Kombeve.

Në 11 tetor, Shqipëria është në Pragë përballë Çekisë, dhe në 15 të muajit të ardhshëm, do të jetë sfida tjetër shumë e vështirë, në Tbilisi ndak Gjeorgjisë. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!