Rey Manaj i befasoi të gjithë shokët e skuadrës me veprimin e tij në ndeshjen kundër Fuenlabrada. Sulmuesi kuqezi ishte i grumbulluar në listën e 18 futbollistëve për këtë sfidë, por vendosi ta ndjekë ndeshjen në tribunë, te pjesa e gazetarëve. Pas këtij veprimi të Manajt, klubi ka marrë masa ndëshkuese ndaj tij.
“Manaj ka bërë stërvitje i diferencuar”, tha fillimisht trajneri i tij, Ramis. “Ai ka një mungesë disipline dhe nuk respekton rregullat e vendosura nga unë dhe klubi. Nuk mund të them më shumë.
Ai do të dënohet, për momentin po stërvitet i diferencuar. Është i gatshëm për ndeshjen e nesërme, por do të vendosim”, tha mes të tjerash trajneri i Albacete. Manaj prej më shumë se një jave, po kryen stërvitje më vete, i ndarë nga pjesa tjetër e skuadrës./abcnews.al
