Blerando është një këngëtar i ri shqiptar që ndonëse ka vetëm pak kohë që ka hyrë në tregun muzikor, ka lancuar shumë projekte. Kënga e tij më e fundit është ajo me titull “Manaferra”, të cilën e ka shoqëruar edhe me videoklip.
I ftuar në “ABC e Mëngjesit”, Blerando ka ndarë detaje nga ky projekt, duke treguar se ndryshe nga këngët e tjera, kjo nuk është një dedikim.
“Manaferra është një vajzë që nuk guxoj t’ja përmend emrin. Është sekret dhe unë i them manaferra asaj vajze. Është një vajzë që nuk ekziston, thjesht për këngën. Ndryshe nga këngët e tjera, kjo është një këngë e fantazive.
Kjo është një metaforë që unë kam zgjedhur. Nuk e krahason duke i thënë je si manaferrë, po i thërret direkt manaferrë. E thërret direkt si me emër”, u shpreh ai.
Më tej, Blerando foli dhe për albumin e ri, të cili do ta publikojë në verë.
“Albumi ka për t’u lancuar në verë me kismet. Interesi për albumet nuk është. Në album nuk ka vetëm këngë dashurie, siç është Manaferra. Ky album riprezanton Blerandin se nuk ka vetëm këngë për në treg, por ka edhe kengë me ndonjë mesazh për ndjekësat e mi”, tha ai ndër të tjera./abcnews.al