Man City zvogëloi diferencën ndaj Arsenalit, ja kur përballen me njëra-tjetrën

schedule20:36 - 9 Prill, 2023

schedule 20:36 - 9 Prill, 2023

Kur kanë mbetur edhe 8 ndeshje nga fundi, beteja për të fituar titullin është bërë më e bukur në Premier League pas ndalesës së Arsenalit.

Skuadra e Mikel Artetës barazoi me Liverpoolin (2:2), ndërsa “qytetarët” mposhtën Southamptonin (4:1).

Londinezët kanë 73 pikë pas 30 ndeshjesh, rivalët e tyre më të afërt kanë 67 pikë, por kanë një ndeshje më pak.

Ndeshja Manchester City-Arsenal do të zhvillohet më 26 prill ku mund të jetë vendimtare për titullin. /G.D abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!