“Mamma Mia” vjen për herë të parë në Shqipëri, zbulohen detajet e komedisë muzikore më të suksesshme në botë

schedule11:00 - 18 Korrik, 2023

schedule 11:00 - 18 Korrik, 2023

“Mamma mia” është komedia muzikore e pëlqyer prej vitesh në botë, e cila tani do të vendoset edhe në Shqipëri. Më datat 25 e 26 korrik, ajo do të interpretohet në Amfiteatrin e Liqenit të Tiranës nga aktorët e njohur Elia Zaharia, Amos Zaharia, Igli Zarka etj.

Ndërkohë, regjisori Altin Basha ka ndarë detaje rreth këtij ‘musical’ në studion e “ABC e Mëngjesit”.

Ndër të tjera, ai tha se kjo komedi duket shumë e thjeshtë, por në vetvete është shumë komplekse, sepse ka një ndërthurje të zhanreve artistike.

Mamma mia” erdhi si një projekt veror dhe për ta vënë në skenën e Amfiteatrit. Puna ka nisur dhe Ilirjana po bën skenografinë. Ka një lloj kënaqësie kur ti punon me disa zhanre artistike në të njëjtën kohë. Këtë radhë sigurisht kemi aktorë si Elia Zaharia, që është në rolin kryesor, në rolin e Donës. Ky është projekti i dytë që punoj me Elian dhe është kënaqësi të shohësh se si ajo është pjekur si aktore.

Sigurisht personazhet janë mjaft interesante dhe kthesat dramaturgjike janë mjaft interesante, si histori me nevojën e njeriut për të njohur vetveten dhe sigurisht mesazhet që përcjell vepra se nuk është e thjeshtë. Janë mesazhe me të cilat shoqëria jonë mund të përballet, janë problemet e familjes, të dashurisë dhe të identitetit. Është komplekse, ndoshta ne na duket e lehtë, por ka dhe koreografi”, u shpreh ai./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!