Mamit apo babit? Eliona Pitarka zbulon kujt i ngjan vajza

schedule16:43 - 25 Maj, 2021

schedule 16:43 - 25 Maj, 2021

Aktorja e humorit, Eliona Pitarka u bë nënë për herë të parë në muajin mars. Ajo solli në jetë një vajzë, të cilën e pagëzoi me emrin Gala.

Që nga ai moment, Eliona ka postuar vazhdimisht foto së bijës në rrjetet sociale. Ajo ka treguar se është shumë e lumtur në këtë periudhë të jetës.

Së fundmi, aktorja ka publikuar një foto, ku shihet me Galën në krahë dhe ka treguar se ajo është kopje të atit.

“Ju nuk keni parë babin e Galës, prandaj thoni që më ngjan mua. Vajza e vogël e babit. Kopja e babit të vetë”, ka shkruar Eliona në postim.

Kujtojmë që ajo ka qenë shumë e rezervuar kur bëhet fjalë për partnerin e saj, sa që edhe portretin e plotë nuk e ka zbuluar ende./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!