“Mami, të gjithë vdiqën në kuvertë”, e vërteta e marinarëve për fundin e “Moskvës”

schedule18:20 - 22 Prill, 2022

schedule 18:20 - 22 Prill, 2022

Anija gjigante luftarake 40-vjeçare ‘Moskva’ shpërtheu në flakë në Detin e Zi më 14 prill.

Ukraina pretendon se e goditi me dy raketa ndërsa Rusia e mohon duke thënë se një zjarr për shkaqe ende të panjohura shkaktoi shpërthimin e municioneve në bord.

Por, një ushtarak i mbijetuar tha  se anija u godit me tre raketa.

“Mami a e kuptove se çfarë ndodhi? Na hodhën tre raketa”, thotë ai.

Rrëfimet e ushtarëve që ndodheshin në bordin e “Moskva” po shkatërrojnë versionin e Kremlinit për fundin e anijes.

Ekipi i gazetarisë investigative i Radio Svoboda është në kërkim të familjeve të marinarëve që ndodheshin në bordin e “Moskvës”.

Dje u publikua versioni i një nëne e cila mohon tezën e zjarrit që ra në bord.

Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi “evakuimin e plotë” të ekuipazhit dhe mediat ruse shfaqën imazhe të marinarëve që ishin takuar nga admirali në një skelë në Sevastopol, Krime.

Lexo edhe: U fundos në Detin e Zi, “krenaria” e Rusisë kthehet në objekt të trashëgimisë kulturore të Ukrainës

Por, me sa duket pamjet ishin arkivore. Në vend të kësaj u publikuan videot që tregonin anijen duke u djegur.

Ukraina njoftoi se anija u shkatërruar nga 2 raketa “Neptun”, por ushtari i mbijetuar i tha nënës se ishin 3 raketa.

Ai tha: Në bord ishin 40 të vdekur dhe një numër i panjohur i ushtarëve ishte zhdukur.

Telefonata mes marinarit dhe nënës së tij, emrat e të cilëve gazetarët nuk i përmendin për t’i mbrojtur, ndodhi më 14 prill, në të njëjtën ditë që Ministria e Mbrojtjes Ruse pranoi fundosjen.

“Disa nga djemtë u evakuuan në fregatën Makarov. Të gjithë të mbijetuarit, tha gruaja në radio Svoboda,  u dërguan në Sevastopol.

“Ata u dhanë atyre telefona për të telefonuar në shtëpi. Ata lanë gjithçka në bord, edhe dokumentet.”

Ajo shtoi: Kur më telefonoi e pyeta për zjarrin në bord sepse lajmi ishte përhapur në të gjitha televizionet.

Më tha se nuk ishte i vërtetë.

“Ai po qante”, tha nëna, shkruan La Reppublica.

Gruaja thotë se në bord ndodheshin 510 persona dhe sipas djalit të saj “të gjithë ata që ishin në kuvertë, kabinë apo roje u vranë sepse u goditën nga raketat.”/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!