Futbollisti i njohur, David Beckham po shijon pushimet në Venecia me vajzën e vetme, Harper, 10 vjeç. Babë e bijë po shijojnë pushimet e shkujdesura në qytetin italian dhe superylli i stadiumeve ka shpërndarë foto të mrekullueshme në llogarinë personale në Instagram. Ata të dy zbulojnë bukuritë e qytetit, bëjnë shëtitjet standarde me gondola dhe më pas shkojnë në teatër.
Sakaq, David ka publikuar një video të shëtitjes së mëngjesit me vajzën e tij, duke zbuluar sekretin e tyre “fajtor” që Victoria Beckham nuk duhet ta dinte. Për çfarë bëhet fjalë? Ata blenë akulloren e tyre të parë në 9 të mëngjesit! “Shhh mos i thuaj mamit! 9 në mëngjes akullore! Më fal mami!”, ka shkruar ai duke postuar videon ku shihet Harper duke shijuar akulloren e saj. Edhe Victoria komentoi poshtë postimit të tij: “A do t’i sjellësh mamit një nga këto kapele në shtëpi? Te dua shume! Koha e mrekullueshme me babin është gjithçka”./abcnews.al
View this post on Instagram