“Mami ishte përkthyese në fillimet tona”, Genta zbulon datën e dasmës me biznesmenin turk

schedule07:42 - 26 Shtator, 2020

schedule 07:42 - 26 Shtator, 2020

Këngëtarja e njohur, Genta Ismajli ka rrëfyer të pathënat e lidhjes së saj me biznesmenin turk, Hysen Usta.

Në një intervistë për “Revista Ëho”, ajo ka treguar se janë takuar një vit më parë, gjatë një darke me miq të përbashkët në Kosovë. Genta është shprehur se tashmë bisedojnë shpesh për pjesën e martesës. Ajo tha se po pret propozimin e Ustas dhe ndoshta vitin tjetër kemi dasmë.

‘E bisedojmë shpesh pjesën e martesës. Do kisha deshirë të realizohej në datën 25 shtator, ditëlindjen e tij, pasi në atë date nisi gjithçka. Megjithatë unë ende po pres propozimin e Ustës, ndoshta vitin e ardhshëm kemi dasmë”, tha Genta.

Këngëtarja ka treguar se e ka prezantuar partnerin me familjen, ndërsa me familjarët e Ustas nuk është njohur akoma live. Ato kanë komunikuar me video.

“Familjen e ka në Marash, afër Stambollit, nuk e ka në Zvicër. Nuk i kam takuar akoma ‘live’, por përmes videove kemi biseduar dhe jemi njohur. Ndërsa familja ime me Ustën është takuar, mami im flet edhe turqisht dhe ishte një përkthyese në fillimet e mia me Ustën. Mami im ka qenë arsyeja që jemi lidhur edhe më shumë”, tha ajo. l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!