“Mami e ka mbajtur 9 muaj në bark”, Sidrit Bejleri ndan momentet e ëmbla me të bijën

schedule14:10 - 14 Shtator, 2020

schedule 14:10 - 14 Shtator, 2020

Këngëtari i njohur shkodran, Sidrit Bejleri ka ndarë disa momente mjaft të ëmbla me vajzën e tij të vogël.

Përmes disa fotove të publikuara në Instagram, ai tregon se është kujdesur për të teksa kanë udhëtuar drejt Thethit.

Këngëtari shprehet entuziastë se e ka mbajtur në krahë për disa orë rrugë.

“Mami e ka mbajtur 9 muaj në bark. Më në fund e mbajta edhe unë… ca orë rrugës për tek Ujvara e Grunasit në Theth.  #ujvaraegrunasit #theth #shkodra”, ka shkruar Sidriti.

Ndërkohë komentet e ndjekësve kanë qenë të shumta, sa që ka pas edhe nga që kanë filluar të bëjnë krahasime se kujt i ngjan vogëlushja. l.k/abcnews.al

https://www.instagram.com/p/CFFoZ3MHJ3R/?utm_source=ig_embed

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!