“Mamaja më frenoi pasionin”, rrëfehet Ilda Bejleri: Kohë të vështira, duhet të mbroni veten

schedule21:13 - 30 Tetor, 2021

schedule 21:13 - 30 Tetor, 2021

Ka nisur me plot emocion mbrëmja e sotme në Dance Reality Show-n “ T’ka mami yll”. Fillimisht është shfaqur një performancë në grup nga fëmijët, të cilët kanë prezantuar temën e kësaj nate që lidhet me festën e Halloëeen-it.

Më tej, moderatorja Ilda Bejleri teksa ka prezantuar anëtaren e jurisë, Riselda Sejdia ka ndarë edhe disa sekrete nga jeta private, lidhur dhe me vëllain e saj Bledi Bejleri.

“Edukimi i fëmijëve përmes kërcimit është një gjë shumë e bukur. Mbi të gjitha kam përshtypjen që duhet të shoqërojë çdo fëmijë. Unë mbaj mend e vogël që vëllai im dëshironte të bëhej futbollist dhe unë balerinë. Ndërkohë mamaja më frenoi në këtë pasion”, është shprehur ajo.

Ilda ka theksuar se kanë ardhur kohë shumë të vështira dhe në jetë duhet të luftosh, veçanërisht në balet.

“Ka ardhur kohë shumë e vështirë, duhet të mbroni veten. Unë jam rritur në këtë botë. Nuk kam qenë vetë balerinë, por kam parë që gjithmonë ambicia e madhe të ndihmon të bëhesh një profesionist i vërtetë dhe “lufta” nuk do të mbarojë kurrë në jetë, qoftë në profesionin ku jemi ne, qoftë në profesionin ku keni zgjedhur të bëheni balerinë”, përfundoi ajo.

Sakaq, Riselda ka bërë të ditur se ajo dhe vëllai i Ildës kanë qenë partner në balet, pasi bukuroshja në atë kohë ishte më e gjata dhe i vetmi që mund të përshtatej ishte Bledi. l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!