“Mamaja ime është infermiere”, Schneiderlin rrëfen situatën e vështirë

schedule22:41 - 21 Mars, 2020

schedule 22:41 - 21 Mars, 2020

Në një intervistë për RMC Sport, mesfushori 30-vjeçar francez, Morgan Schneiderlin, diskutoi se si po përballet me pandeminë e vazhdueshme COVID-19 dhe kishte fjalë inkurajuese dhe admirimi për nënën e tij, e cila infermiere.

“Është një situatë dramatike. Unë jam duke folur shumë me nënën time, e cila më thotë që kjo është një periudhë shumë e vështirë për të gjithë ata që punojnë në spital.

Unë jam duke u përpjekur të mbështes nënën time sa më shumë që të jetë e mundur”, tha Schneiderlin. Mesfushori i Everton, është aktualisht në Francë, në izolim, së bashku me gruan e tij dhe djalin 2 vjeç./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!