Mamaja e Lulzim Bashës ka festuar këtë të dielë përvjetorin e lindjes. Kryedemokrati ka ndarë portretin e rrallë familjar, ku shfaqet bashkë me nënën, babain dhe vëllain e tij.
Basha thotë se kjo është një nga ditët më të lumtura të tij.
“Një e dielë e veçantë për nënën time dhe një nga ditët më të lumtura për mua, vëllain tim dhe babain tonë, tek i uruam njeriut tonë më të dashur ditëlindjen. Nga ky gëzim i familjes tonë ju uroj të gjithëve një të dielë të gëzuar”, shkruan Basha./abcnews.al