Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Maltë, mundësi punësimi sezonale për të rinjtë shqiptarë

schedule21:52 - 23 Maj, 2018

schedule 21:52 - 23 Maj, 2018

Të rinjtë shqiptarë kanë mundësi punësimi sezonale në Maltë. Kjo është një ndër marrëveshjet që Shqipëria dhe Malta kanë nënshkruar dy ditët e forumit të biznesit. Të tjerat kanë të bëjnë me sektorë për zhvillimin ekonomik dhe social të dy vendeve.

Nga historia e suksesit të “modelit ekonomik” të Maltës, Shqipëria mund të nxjerrë leksionet e duhura për të fuqizuar sektorët më të rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të qëndrueshëm, siç janë turizmi, agro-industria, shërbimet financiare. Kështu është shprehur Presidenti i Republikës, Ilir Meta, në ditën e dytë të Forumit të Biznesit Maltë-Shqipëri që u zhvillua në ishullin e Gozos.

Ilir Meta:“Në këtë drejtim besoj se këto marrëveshje që janë arritur këto dy ditë si në Valeta ashtu edhe në Gozo midis dy dhomave të tregtisë dhe industrisë, marrëveshjet midis sipërmarrësve shqiptarë dhe atyre maltezë njëkohësisht do të sjellin shumë shpejt një rritje të shkëmbimeve të përgjithshme tregtare, ekonomike të investimeve midis dy vendeve tona”.

Një aspekt tjetër i rëndësishëm për kreun e shtetit është bashkëpunimi afatgjatë i dy vendeve. Ai në fushën e arsimimit dhe të formimit professional, të cilët do të konkretizohen me mundësi të shumta për të rinjtë.

Ilir Meta:“Ashtu sikurse kemi rënë dakord për të punuar dhe për realizimin e një marrëveshjeje për punësimin sezonal të të rinjve shqiptarë në Maltë, pasi Malta është në kërkim të një fuqie punëtore të re për shkak të rritjes ekonomike mjaft impresionuese që ajo po përjeton, por njëkohësisht këta të rinj përveç mundësisë për t’u punësuar në mënyrë sezonale do të kenë edhe mundësinë për të fituar eksperienca mjaft pozitive që do t’u shërbejnë për të ardhmen në vendin tonë”.

Vizita e kreut të shtetit shqiptar u vlerësua si shumë e rëndësishme nga ana e Presidentes së Maltës.

Marie-Louise Coleiro Preca, Presidente e Maltës:“Por më i rëndësishëm është fakti se ne jemi duke ndërtuar marrëdhënie të shkëlqyera politike, diplomatike mes dy vendeve, duke i transformuar ato në bashkëpunime dypalëshe për zhvillimin social dhe ekonomik të dy vendeve tona”.

Në përfundim të Forumit u nënshkrua një Marrëveshje Bashkëpunimi mes Presidentit të Dhomës të Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës, dhe Presidentit të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Gozos./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!