“Olldashi”, reagon Rama: Integriteti u cënua, por ne nuk ndërhyjmë

schedule15:37 - 24 Nëntor, 2023

schedule 15:37 - 24 Nëntor, 2023

Kryeministri Edi Rama, në një komunikim për mediat është pyetur për çështjen e Jamarbër Malltezit, ndërsa theksoi se është një çështje që i përket drejtësisë dhe për këtë SPAK nuk duhet të pengohet të bëjë detyrën e saj.

Gjatë fjalës së tij kryeministri Rama gjithashtu tha se tashmë drejtësia në vend ka hyrë në një epokë të re dhe se nuk duhet të cënohet nga akush.

“Është detyrë e prokurorisë së Posaçme dhe nuk komentojmë. Shumëkujt mund t’i duket çudi, por në aspektin e domosdoshmëri këto institucione nuk duhet të cënohet nga askush. Dhe kur ndodh që institucioni mund të cënohet sidomos në aspektin e integritetit nuk më vjen mirë. Më shumë se kaq nuk kam çfarë të komentoj.”, tha Rama.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!