Tre drejtues kamionësh janë vënë nën hetim në gjendje të lirë, pasi janë ndaluar nga policia në Levan të Fierit. Blutë bëjnë me dije se dyshohet se ata transportonin mallra për të cilat nuk dispononin faturë tatimore.
Nën hetim janë vënë R. D., 55 vjeç, banues në Rrogozhinë, K. B., 45 vjeç, banues në Tiranë dhe R. Zh., 47 vjeç, banues në Gjirokastër. Materialet në lidhje me këtë çështje janë referuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier
Njoftimi
Arrestohen në flagrancë 3 shtetas për vepra të ndryshme penale, procedohen penalisht 3 të tjerë për fshehje të të ardhurave dhe mospagim të taksave dhe tatimeve. Nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Fier, në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale SHÇBA Fier u proceduan penalisht për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”, shtetasit:
R.D., 55 vjeç, banues në Rrogozhinë;
K.B., 45 vjeç, banues në Tiranë;
R. Zh., 47 vjeç, banues në Gjirokastër.
Këta shtetas, janë ndaluar në Levan nga shërbimet e Policisë dhe të SHÇBA_së pas informacioneve të marra në rrugë operative se me kamionët e tyre transportonin mallra për të cilat nuk dispononin faturë tatimore. U bë bllokimi i mallrave dhe i 3 kamionëve dhe është bashkëpunuar me Drejtorinë Rajonale të Tatimeve Fier dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, për hetimin e këtij rasti. DVP Fier do të vazhdojë punën në bashkëpunim edhe me strukturat e tjera hetimore dhe ligjzbatuese me qëllim goditjen e ketij fenomeni dhe të personave që do të kryejnë veprimtari kriminale në këtë drejtim.
/Abcnews.al

