“Mallkimi” vazhdon, “Tre Luanët” zhgënjehen sërish, trofeu i vetëm mbetet ai i 1966

schedule15:36 - 15 Korrik, 2024

schedule 15:36 - 15 Korrik, 2024

“Futbolli që kthehet në shtëpi” mbetet vetëm një ëndërr, që pas më shumë se 58 vitesh është kthyer ndoshta në një makth për Anglinë.

Mallkimi i “Tre Luanëve” që nuk arrijnë të fitojnë një trofe që nga viti 1966 vazhdon pas humbjes, 2 me 1, përballë Spanjës, në finalen e Kampionatit Evropian të futbillit, Euro 2024.

Historia përsëritet pas çdo turneu, ku Anglia niset si favorite, por në fund mbetet zhgënjimim, por këtë herë edhe një pikëpyetje e madhe mbi të ardhmen e trajnerit Gareth Southgate, i cili pas ndeshjes u ndal te humbja e skuadrës së tij.

“Sigurisht që të dërgonim Anglinë në dy finale ishte diçka e madhe. Ne erdhëm këtu për të fituar dhe nuk ishim në gjendje ta bënim këtë Anglia ka disa lojtarë të mrekullueshëm. Por ishte hapi i fundit që nuk mundëm të bënim. Lojtarët kanë një meritë të madhe që na çuan deri aty ku arritëm, por kur je aq afër, duhet të shfrytëzosh shansin. Lojtarët e kanë përfaqësuar fanellën me krenari dhe nuk janë mposhtur deri në fund. Thjesht mendoj se Spanja kishte më shumë kontroll mbi lojën. Tani nuk është koha që unë të flas për të ardhmen. Më duhet të flas me njerëzit e duhur dhe t’i jap vetes pak kohë”,- u tha tekniku i “Tre Luanëve”.

Por më më i zhgënyeri dhe ai që zhgënjeu ndoshta më shumë ishte Herri Kein, që vazhon të shtyjë takimin me trofeun e parë në karrierë.

“Ishte një turne shumë I vështirë. Por ne ishim të lodhur në këmbë dhe mentalitet. Kishim një moment të mirë deri në finale. Mund të kishte qenë ndryshe, por tani nuk ka më vlerë. Të gjithë ne jemi shumë të trishtuar”,- u shpreh “bomberi” anglez, tepër i hidhëruar pas humbjes.

Harry Kane ishte shënuesi më i mirë për Anglinë në “Euro 2024”. Ai realizoi tre gola, por kritikat ndaj tij lidhen me lojën e kapitenit, që nuk ekzaltoi aspak pjesën tjetër të skuadrës. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!